Ministri i Jashtëm i Greqisë vizitë zyrtare në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Jashtëm i Greqisë vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Kosovë.

Mediat në vend kanë publikuar dhe një pjesë të axhendës së kësaj vizite. Mësohet se Dendias do të takohet me homologen e tij, Donika Gërvalla.

Takimi bilateral mes tyre do të fillojë në orë 10:30 në Ministrinë e Jashtme. Po ashtu pritet që në orën 11:10 ministrja Gërvalla dhe ministri Dendias do të japin deklaratë për mediat.

Edhe pak muaj më herët Dendias ishte në Kosovë dhe u diskutua për bashkëpunim mes dy vendeve si dhe për njohjen e pavarësisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy