Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson farsë procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Berisha nxorri edhe emrin e kandidatit më të preferuar të socialistëve, e cila sipas tij ishte bashkëpunëtorja e ngushtë e Ramës gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës, Vali Bizhga.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Por, sipas Berishës, Rama synon të shkojë vetë në Presidencë pasi të largohet nga drejtimi i qeverisë, por po dërgon atje një person që zevendësohet lehtë deri sa të mbarojë mandatin e tij.
“Po kërkohet kandidati, që në prag katastrofe elektorale t’i lëshojë vendin Edi Ramës. Por i them harrojë, në asnjë rast nuk pranohesh si President i Republikës, me skema mafioze.”-tha Berisha.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";