Basha kukull? Rama: Ai s’ka karakter, është marrë peng nga Meta dhe Berisha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha kukull? Rama: Ai s’ka karakter, është marrë peng nga Meta dhe Berisha

Pas ftesës publike për liderin e opozitës, kryeministri Rama vijon t’i qëndrojë idesë për bashkëpunim me z.Basha.

I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ në Vizion Plus, kreu i qeverisë u shpreh se bashkëpunimi duke përfshirë presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha është domosdoshmëri dhe jo preferencë e tij.

“Kjo është çështje domosdoshmërie, sepse nuk mund të ketë tejkalim të kësaj politike duke pasur në mes Saliun me Ilirin. Pa daljen e Saliut dhe Ilirit nga skena nuk ka mundësi që politika të ngjitet në një skenë tjetër. Është e pamundur.”

Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se lideri i opozitës nuk është një njeri i lirë. Sipas tij, Basha është njeri i marrë peng, për të zbatuar disa urdhra, çka e bën atë një lidership të dobët.

Advertisement

“Unë besoj që metafora e kukullës shpjegon më së miri natyrën e liderdshipit të Lulzim Bashës. Lidershipit të dobët, pa karakter dhe tërësisht të adaptueshëm, sipas programit të kurdisjes. Pra, nga ekstremi i udhëheqësit të një revolucioni imagjinar dhe i atij që bën thirrje për të marrë pushtetin me rrugë alternative, pa zgjedhje, tek version i dhëndrit të mirë-okllaisur për të shpërndarë buzëqeshje dhe premtime, të cilat janë totalisht të parealizueshme. Mirëpo, unë besoj shumë që të dyja këto pozicione ekstreme lidhen me faktin që Lulzim Basha nuk është një njeri i lirë. Lulzim Basha është një njeri i marrë peng, i kapur, që është vendosur aty, për të marrë urdhra dhe për të vepruar sipas këtyre urdhrave.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy