“Meta-Berisha duan destabilitet”/Rama: Bllokuan aeroportin që mos të vinin vaksinat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Meta-Berisha duan destabilitet”/Rama: Bllokuan aeroportin që mos të vinin vaksinat

Pas vendimit të kontrollorëve të trafikut ajror për të ndërprerë punën dhe rrjedhimisht duke paralizuar fluturimet në aeroportin e vetëm, “Nënë Tereza”, qëndrojnë Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Akuzën e tij, raporton Vizion Plus,  kryeministri Edi Rama e ri-artikuloi në ditën e dytë të pezullimit të fluturimeve, duke shtuar se ky është një plan i mirëmenduara i presidentit dhe ish kryeministrit për të pamundësuar ardhjen e vaksinave në Shqipëri.

 

EDI RAMA

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë aty, mbrapa derës, gati për t’u rifutur në shtëpinë e secilit dhe për ta ribërë rrumpallë nga e para. Një sulm çmendurak, i organizuar për të kthyer kaosin dhe fantazmën e rrëmujës në Shqipëri, duke marrë peng aeroportin, duke bllokuar një aktivitet jetik të vendit, duke ndaluar mijëra shqiptarë që donin të niseshin dje dhe mijëra të tjerë që donin të vinin dje, duke ndaluar edhe të vdekurit që të vijnë e të varrosen këtu, duke ndaluar lëvizjen e parasë sepse nga aeroporti vjen dhe paraja për bankat, duke ndaluar edhe të sëmurët. U bllokua edhe ardhja e vaksinave dje dhe e gjithë nata ka qenë një natë pa gjumë, për të luftuar që ta mbanim sasinë e vaksinave që priste aty për të ardhur sepse menjëherë mund të shkonte në një shtet tjetër dhe pastaj do humbnim një 1 javë, 10 ditë, duke pritur ribërjen gati të porosisë.

 

Advertisement

Ilir Meta dhe Sali Berisha tha kryeministri kërkojnë të destabilizojnë vendin dhe të nxisin revolta deri në ditën e zgjedhjeve.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

Një plan i ndërtuar me ditë, duke menduar se ne do kapeshim gafil dhe duke pasur parasysh që kontrollorët e ajrit janë një strukturë shumë e posaçme në të gjithë botën, që nuk zëvendësohen dot kollaj e duhet shumë kohë. Duke zgjedhur pikërisht këtë moment, që deri në 25 prill të mos vaksinohej asnjë njeri, këtu të shpërthente një revoltë dëshpërimi.

 

Jashtë akuzave të tij për përpjekje për të bllokuar procesin e vaksinimit, Edi Rama la Lulzim Bashën. Kryedemokratit i kërkoi të reagojë përballë kësaj situate të paprecedentë.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Lulzim Basha  është një kukull. Çfarë mendon ai për bllokimin e këtij aktiviteti jetik, çfarë mendon ai për pengmarrjen e kullës së kontrollit ajror të Shqipërisë, vetëm pak javë përpara stërvitjes më të madhe ushtarake, të bërë ndonjëherë këtu në gjithë rajonin tonë, me NATO-n dhe forcat e Shteteve të Bashkuara? Si mund të bëhet Shqipëria lolo?

 

Para banorëve të Dropullit, kryeministri Edi Rama theksoi se Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi nuk do ta kthejnë Shqipërinë në një plaçkë pasi Partia Socialiste është forcë fituese.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy