“Në 1 shkurt vijnë vaksinat”/ Rama sfidon BE-në: Synojmë tregjet nga Turqia në Lindjen e Mesme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Në 1 shkurt vijnë vaksinat”/ Rama sfidon BE-në: Synojmë tregjet nga Turqia në Lindjen e Mesme

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se në datën 1 shkurt mbërrijnë në Shqipëri vaksinat kundër koronavirusit.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Korçë, shefi i qeverisë ka shpjeguar se vonesa u krijua si pasojë e kompanisë Pfizer, e cila lajmëroi të gjitha vendet që kishin porositur vaksinat se ritmi i prodhimit do të ngadalësohej.

 

EDI RAMA

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë doza në këtë fund janari, por Pfizer bëri postim dhe nuk i patëm në kohë vaksinat, por bëj mirë të them se kemi marrë konfirmim se do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë. Shpresoj të mos marrim një njoftim tjetër por mesa duket është konfirmim. Do të fillojë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara por do të rriten shpejtë.”

 

Advertisement

kryeministri ka garantuar se qeveria shqiptare po sheh çdo mundësi për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit, përfshi edhe AstraZenecan. Rama nuk i ka fshehur rezervat për qasjen e BE ndaj Ballkanit Perëndimor për çështjen e vaksinave, por kjo nuk ishte e vetmja kritikë e shefit të qeverisë për Brukselin Zyrtar.

 

“Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje. Kështu që, besoj se ka shumë hapësirë, që puna juaj në këtë sektor, të jetë një revolucion.”

 

Advertisement

Shefi i qeverise ka theksuar se qeveria do te beje gjithcka qe procesi i rindertimit te perfundoje sa me shpejt dhe nisur nga kjo eksperience, rama ka artikuluar nje premtim te ri per mandatin e trete.

 

“Per te pasur një mekanizëm dhe një formulë financiare për tu angazhuar për zero të pastrehë. Besoj që do ta bëjmë publike shpejt.”

 

Advertisement

Lideri i mazhorancës Rama ka komentuar edhe programin elektoral të PD duke kritikuar taksen e sheshte

 

“Taska e sheshtë iu duhet atyre që janë më të pasur. Dhe vetëm nga taksa e sheshtë, “oligarket” une i them ne thonjza ju mund ti thoni pa thonjza, oligarket do te marrin direkt nga buxheti ne vit mbi 50 milione euro.”

 

Advertisement

Kryeministri ka mbrojtur taksen prograsive si menyren me te drejte taksimit e qe mbron shtresat me te arhdura me te uleta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy