Lidhur me evazionin në tregun e pagave, ministrja Delina Ibrahimaj tha në “Vizion Plus” se nuk do të ketë paga referencë për të luftuar këtë fenomen. Sipas saj, aplikimi i kësaj metode, vite më parë, ka qenë një praktikë antikushtetuese.

 

“Ne nuk kemi si synim të rëndojmë bizneset, ndaj dhe fillimisht kemi nisur me dërgimin e letrave të personalizuara, për mbi 10 mijë prej tyre, ku janë vërejtuar deklarime pagash minimale. Nuk do të aplikojmë paga referencë, por do të shohim mesataret e tregut për profesione të caktuara, për të parë nëse paga është e nëndeklaruar apo jo”, u shpreh Ibrahimaj në emisionin E-ZONË.  

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas ministres, lufta ndaj evazionit është edhe një nga objektivat e Ministrisë gjatë këtij viti, ndaj dhe monitorimi i tregut të pagave do të jetë në vijimësi.