Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shpreh shqetësimin, se urdhri i Bashkisë për të ndaluar punën e makinave betoniere, ka paralizuar të gjithë sektorin dhe nëndegët e tij. Teksa flasim për rimëkëmbje ekonomike, pas dy fatkeqësive natyrore, Bashkia me urdhrin e saj të fundit po i “mer frymën” ndërtimit, sektorit më jetik të ekonomisë. Mbi të gjitha, kjo situatë përsëritet çdo vit.

 

“Çdo vit kemi të njëjtën problematik. Është fakt që ndërtimi është sektori më i goditur në vijimësi dhe më lehtë. Goditet me taksa dhe tatime si asnjë sektor tjetër dhe me urdhra të njëanshëm. Punët e nisura parashikojnë kontrata të lidhura me afate konkrete, por këto afate nuk do të kapen në kohë, pasi puna është e paralizuar. Nëse kontratat nuk mbyllen sipas parashikimeve, aplikohen penalitete”, u shpreh Ilir Hebovija nga Shoqata e Ndërtuesve në emisioni “E-ZONË”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërtuesit dhe prodhuesit e betonit shpresojnë në gjetjen e një kompromisi me Bashkinë e Tiranës, në mënyrë që të mos pengohet puna, në të kundërt, ata paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre.