Ndërtuesit: Bashkia po na dëmton, bllokimi i betoniereve rrit kostot, ndërsa klientët e Bashkisë do vijojnë punën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërtuesit: Bashkia po na dëmton, bllokimi i betoniereve rrit kostot, ndërsa klientët e Bashkisë do vijojnë punën

Shoqata e Ndërtuesve e konsideron urdhrin e Bashkisë Tirane për të ndaluar qarkullimin e betoniereve gjatë ditës, si një vendim arbitrar dhe që rrit kostot për sektorin e ndërtimit.

 

Arben Dervishaj sekretar i shoqatës dhe ekspert I fushës thotë se vendimi është I pabazuar në asnjë studim të bashkisë dhe mbi të gjitha ai do të vonojë dorezminin në kohë të objekteve të ndërtimit. Sipas ligjit cdo vonësë shoqërohet edhe me penalitete.

 

Advertisement

Ne nuk dimë cfarë studimi bëri bashkia dhe doli në konkluzionin që betonieret bllokojnë trafikun. Kështu I bie që edhe furgonët ndikojnë në trafikut , duhet të mbyllim shkollat? Trafiku lirohet kur ndërton rrugë të reja. Puna natën ka disa vecori të cilat jo vetëm që rrisin kostot sepse duhen prozhektorë, por mbi të gjithë ulin sigurinë në punë për shkak të mungesës së kushteve. –tha Dervishaj

 

Sipas Dervishaj vendime të tilla nuk mund të meren duke cënuar një sektor të tërë pa patur më parë një konsultim me grupet e interesit.

 

Advertisement

A jemi në demokraci, apo unë jam kryetar dhe unë mar vendime? Demokracia parashikon dialog dhe gjetjen e zgjidhje pa kosto për njërën  palë. Kur kemi marrë leje ndërtimi e kemi marrë pa kufizime, tani në mes të lojës ndryshojnë rregullat

 

Kjo situatë përsëritet cdo vit dhe ende nuk gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për të dyja palet dhe kjo vjen pasi nuk kemi një sistem gjyqësorë eficent.

 

Advertisement

Jam I bindur që “klientet” e bashkisë, ata të mëdhenjtë do të vijojnë punën sepse gjejnë hapësira për të interpretuar urdherin si të duan. Ata që do të vuajnë janë firmat më të vogla të cilat do të bllokohen nga kjo situatë

 

Bashkia e Tiranës mori vendim që betonieret të qarkullojnë vetëm pas orës 20- 00 Por ndërtuesit dhe prodhuesit e betonit apelojnë rishikimin e këtij vendimi, në mënyrë që ti rikthen normalitetit në punë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy