BE: Të zgjatet afati i vettingut, KPK dhe Komisionerët Publikë të vijojnë punën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE: Të zgjatet afati i vettingut, KPK dhe Komisionerët Publikë të vijojnë punën

Për të ruajtur vazhdimësinë e procesit, Bashkimi Evropian, sugjeron shtyrje të afatit të organeve të vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët. Vendimmarrja për t’i zgjatuar afatin KPK-së dhe Komisionerëve Publik përtej qershorit të 2022, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca thotë se duhet të diskutohet me të gjithë aktorët e përfshirë në proces.

 

LUIGI SORECA

AMBASDOR I BE NE TIRANE

Advertisement

Është urgjente të sigurohemi që procesi i verifikimit mund të përfundohet, është thelbësore që të gjitha rastet e verifikimit në pritje të përfundojnë në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit. Kjo kërkon një zgjatje të kufizuar kohore të mandatit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publik. Natyrisht, i takon Parlamentit dhe Qeverisë të përcaktojë kufijtë e saktë kohorë të një shtrirjeje të tillë, në konsultim me aktorët përkatës.

 

Nga institucionet e reja të drejtësisë kërkoi një angazhim më të madh për të përmbyllur shqyrtimin e atyre dosjeve që Luigi Soreca i quajti të rëndësishme, duke iu referuar hetimeve për korrupsion në nivele të larta zyrtarësh.

 

Advertisement

LUIGI SORECA

AMBASDOR I BE NE TIRANE

Fokusi duhet të jetë në përfundimin e reformës në drejtësi. Do të kërkojë forcë, dhe nganjëherë pragmatizëm. Parlamenti i ri dhe Qeveria e re kanë përgjegjësi të rëndësishme në këtë drejtim dhe BE -ja është e gatshme të mbështesë çdo përpjekje për këtë qëllim. Ka shumë dosje të rëndësishme që duhet të trajtohen me urgjencë.

 

Advertisement

Nga konferenca e organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për rolin e institucioneve vetëqeverisëse të drejtësisë, ministri Ulsi Manja, lajmëroi se shumë shpejt do të prezantohet edhe harta e re e gjyqësorit.

 

Propozimi i KLGJ-së është reduktimi i gjykatave të shkallës së parë, apelit dhe administrative nga 35 në 15. Një nga pikat për të cilën duket se nuk po gjendet dakordësia mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së është propozimi i kësaj të fundit për të patur një gjykatë të vetme apeli në Tiranë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy