Situata me pandeminë COVID-19 është rënduar tej mase në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së enjte u regjistruan mbi 2.200 raste të reja, ndërsa 8 qytetarë humben jetën.

Vetëm 24 orët e fundit  u regjistruan mbi 2.200 raste të reja, ndërsa 8 qytetarë humben jetën.

Si pasojë edhe rastet aktive kanë shënuar rritje të madhe.

Në total numri i rasteve aktive është 14.249.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546. Në total numri i rasteve aktive është 14.249”, thuhet në njoftimin e fundit të MSh-së.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.

Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";