Tre të vdekur dhe 290 të infektuar në Kosovë nga Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre të vdekur dhe 290 të infektuar në Kosovë nga Covid-19

Kosova në 24 orët e fundit ka kryer 2388 teste të dyshuara për Covid-19, ndërsa 290 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Të dhënat mbi pandeminë janë bërë publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i cili gjithashtu shton se tre qytetarë kanë ndërruar jetë.

Nga fillimi i pandemisë dhe deri sot Kosova raporton në total 1526 humbje jete.

“Numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.791”, njofton IKSHPK.

Advertisement

Rastet pozitive:

Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj.

Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të bëjnë kujdes, të zbatojnë masat anti-covid dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime masive.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy