7 viktima dhe 296 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
7 viktima dhe 296 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetë shtatë persona.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë testuar 1,569 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 296 raste të reja me Covid.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Suharekë 25 raste, Gjilan 18 raste, Vushtrri 18 raste, Ferizaj 16 raste, Gjakovë 16 raste, Prizren 15 raste, Malishevë 12 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Lipjan 9 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 7 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Viti 4 raste, Drenas 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Kaçanik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy