Prania e parave të pista, jo vetëm në ekonominë e vendit, por veçanërisht në jetën publike dhe politike, jo vetëm që nuk po merr një zgjidhje finale, por po kthehet në një problem gjithmonë e më të madh. Janë të paktën tre çështje që marrin vëmendjen.

 

E para, paraja e pisët po kthehet në institucion në vendin tonë. Individë dhe grupime, që kanë krijuar kapital në mënyra të paligjshme, nuk po mjaftohen me pastrimin e tyre nëpërmjet aktiviteteve të reja. Siç e shpjegoi raporti më i fundit i Departamentit të Shtetit, ata po kërkojnë një zë gjithmonë e më të madh në jetën publike dhe në vendimmarrjen politike të vendit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjasat që ky angazhim të prodhojë ligje, rregulla apo reforma me ndikim pozitiv për publikun janë të pakta. Është shumë më e besueshme të mendojmë se ky investim po kryhet jo vetëm për të ruajtur kapitalet e krijuara, por për të përdorur fuqinë e shtetit për t’i shumëfishuar ato nëpërmjet abuzimeve edhe më të mëdha.

 

Legjenda urbane, që përmendet në diskutimet publike që prej viteve ’90, sipas së cilës paraja e pisët është thjesht një hap i nevojshëm për zhvillimin fillestar ekonomik, por zhduket me kalimin e kohës, është sot një mit. Paraja e pisët, jo vetëm që nuk po e zvogëlon efektin e saj, por duke kapur politikën e vendit, po kthehet në institucionin kryesor vendimmarrës, duke tentuar të zhdukë madje atë pjesë të shoqërisë që nuk është bërë pis. Nga burimi i problemeve të ekonomisë shqiptare, ajo po kthehet në incentivën kryesore për angazhimet politike të ardhshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E dyta është tendenca e qeverisë për të gëzuar përfitimet e kësaj paraje, por jo kostot e saj. Lista e funksionarëve të mazhorancës, që kanë humbur postet politike për shkak të së shkuarës problematike, vazhdon e zgjerohet.

 

Që prej miratimit të ligjit të kriminalizimit, janë mbi 20 të tillë. Në vitin e fundit, kjo listë përfshin zyrtarë gjithmonë e më të lartë, deputetë e ministra, të cilët janë përfshirë edhe në disa prej skandaleve më të mëdha korruptive të viteve të fundit. Megjithatë, nga mazhoranca nuk ka asnjë reflektim ndaj këtij fenomeni.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo duket e lumtur të përfitojë votat që këta individë sjellin në çdo cikël zgjedhor, por nuk pranon të mbajë asnjë kosto politike kur e shkuara e tyre problematike bëhet publike.

 

Argumenti se, përgjegjësia e veprimeve të tyre është individuale, është tërësisht banal. Këta individë nuk kanë asnjë kontribut në jetën publike të vendit që mund të ketë shtyrë mazhorancën, për t’i përfshirë në listat e kandidatëve. I vetmi aset i tyre për politikën është pasuria e vënë në mënyrë të jashtëligjshme, të cilën nuk ngurrojnë ta vënë në dispozicion të fushatave elektorale dhe përthithjes së votave në periudha zgjedhore. Është naive të supozojmë se origjina e kësaj pasurie është e panjohur paraprakisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për aq kohë sa mazhoranca kërkon të përfitojë prej saj votat, por jo të mbajë përgjegjësinë politike që duhet, duke mos pranuar të kandidojë e më pas, duke larguar çdo individ të tillë nga çdo angazhim publik e duke shpallur dhe zgjedhje të parakohshme kur është e nevojshme, problemi i përfshirjes së parasë së pisët do të vazhdojë të mbetet i pazgjidhur.

 

E treta është dobësia e vazhdueshme e sistemit të drejtësisë për të hetuar, deri në fund dhe në mënyrë të pavarur e të paanshme, këto raste. Reforma e drejtësisë u paraqit përballë publikut si një mekanizëm, nëpërmjet të cilit do goditej korrupsioni në nivelet më të larta të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri më sot, numri i hetimeve për individë të tillë është tejet i vogël dhe i limituar në pak abuzime. Përdorimi i mekanizmave të huaj për të shtyrë drejtësinë të veprojë mund të jetë i mirëpritur, por është edhe shenjë se institucionet lokale po humbasin edhe besimin e promotorëve të jashtëm.Nëse edhe rastet më të fundit kalojnë pa hetime të thelluara të drejtësisë shqiptare, dyshimet për pafuqinë e institucioneve të reja të  drejtësisë do përforcohen dhe më tej.

 

Paraja e pisët dhe korrupsioni që ato prodhojnë janë nyja gordiane në ekonominë dhe politikën shqiptare. Ato janë kthyer në motorin kryesor ndotës të jetës publike në vendin tonë. Një ambient i tillë e ka të pamundur të krijojë kushtet e nevojshme për investime të huaja, apo për zgjerimin e sipërmarrjeve shqiptare. Kapitali i jashtëligjshëm, jo vetëm që nuk po investohet në ide të reja dhe inovatore, por po përdoret për të bllokuar çdo nismë konkurruese. Është e qartë që pa u përballur realisht me këtë problem, vendi ynë nuk do mund të bëjë hapin përpara që shoqëria kërkon.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri më sot, politika shqiptare është shndërruar në një “mekanizëm pastrues” të parasë së pisët, përmes sigurimit të përfaqësimit politik nëpërmjet votës së përthithur e të deformuar nga paratë e pista, apo të marrë nën presion frike e privilegji. Me parullën “secili mban përgjegjësi individualisht”, politika gëzon votat e fituara në këtë mënyrë, që përngjasojnë me paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, dhe vijon të ushtrojë pushtetin e patrazuar, njësoj si një aktivitet biznesi që pastron paratë e paligjshme.

 

Në këtë rast faji i politikës është kolektiv! Ndërsa pjesa tjetër e papisët, fatkeqësisht, deri më sot e ka humbur me të keqen!.Monitor

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";