Mbrëmë, në skenën e “Festivalit të Resë” në Tiranë, u ngjit një e ftuar shumë speciale, këngëtarja Elhaida Dani. Ajo i kishte munguar prej disa kohësh publikut shqiptar, e këngët e saj u pritën plot entuziazëm e nostalgji.

 

Artistja e mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por sidomos në Itali, performoi disa pjesë nga repertori i saj i pasur, e shoqëruar nga instrumentistët Keli Guga në saksofon, Gent Shahini në piano, dhe Emilian Dhima në perkursion.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Midis Italisë dhe Shqipërisë, duket se Elhaida është rikthyer në Tiranë këtë verë, por ende nuk ka zbuluar nëse ka në plan ndonjë projekt të ri muzikor. A do ta nxehë edhe më shumë verën në Shqipëri Elhaida?