Mediat në Greqi: “Misioni “special” në Tiranë”, takoi Bashën, Ballën e Kryemadhin-gruan e Metës! Ja porosia e deputetit grek

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mediat në Greqi: “Misioni “special” në Tiranë”, takoi Bashën, Ballën e Kryemadhin-gruan e Metës! Ja porosia e deputetit grek

Javën e kaluar Shqipërinë e vizitoi një deputet grek, Tasos Hadjivassiliou. Por cili ishte qëllimi i vizitës së tij në Tiranë?

Mediat greke zbulojnë “Misionin “special” në Tiranë” të deputetit grek, që u takua me disa figura të politikës shqiptare.

Një vizitë në Tiranë, në cilësinë e sekretarit të marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë Demokracia e re, u bë javën e kaluar nga deputeti Tasos Hadjivassiliou.

Vizita nuk u njoftua në Greqi, duke i dhënë asaj karakterin e një “misioni special”, por gjeti shumë hapësirë në mediat shqiptare.

Advertisement

Qëllimi i udhëtimit të deputetit 40-vjeçar ishte të takohej, në prag të zgjedhjeve shqiptare, me përfaqësuesit e partive kryesore dhe të përçonte mesazhet në emër të qeverisë greke” thuhet në shkrim.

Por cilat ishin porositë e Athinës? “Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë, por me një kusht: respektimi i plotë i të drejtave të pakicës greke.

Deputeti u takua me kandidatin për kryeministër dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila në fakt është gruaja e Presidentit Ilir Meta.

Takimet u zhvilluan në një atmosferë shumë të mirë. Hadjivassiliou gjithashtu u takua me Kryepeshkopin Anastas dhe anëtarët e komunitetit grek, të cilët do të jenë kandidatë në zgjedhje” mbyllet shkrimi!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy