Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shoqëruar edhe nga Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako ka nisur nga Korça një tur takimesh me strukturat e Emergjencave Civile, kryetarët dhe prefektët që do të vijojë në të gjithë vendin.

 

Qëllimi i këtyre takimeve është sensibilizimi i njësive vendore për identifikimin e hershëm dhe eliminimi i vatrave potenciale të zjarreve për të mos lejuar degradimin e situatave veçanërisht gjatë sezonit veror.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ju kërkoj së pari qytetarisht mirëkuptim dhe bashkëpunim, së dyti ligjërisht. Nuk mund të vazhdojë më kështu që bie një zjarr diku, bashkia bën sikur nuk e shikon, pret sa zjarri të marrë një përmasë të qenësishme dhe pastaj i bie telefonit të marrë helikopterin. Kështu ka ndodhur deri tani. Ne do bëjmë tonën, edhe për rritjen e gatishmërisë së helikopterëve, kemi lajme shumë të mira edhe nga komisioneri i emergjencave civile, të cilit i dhamë aplikimin zyrtar për t’u bërë anëtarë të Mekanizmit Evropian. Kemi marrë sigurinë që do të na përgjigjen, sepse ndonjëherë nuk mjaftojnë as 2 helikopterë, as 5 as flota ndonjëherë kur vatrat e zjarrit janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë siç ishin vitin e kaluar dhe siç parashikojmë të jenë edhe këtë vit”, u shpreh para drejtuesve vendorë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

 

Peleshi propozoi që puna duhet të nisë me edukimin e komuniteteve që të reagojnë në raste të tilla, punë kjo që duhet të filojë që nga kryepleqtë e fshatrave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai u la porosi prefektëve që të ngrejnë strukturat e emergjencave civile në mënyrë që bashkitë të përfitojnë fondet e buxhetit të dedikuara nga qeveria. Ministria e Mbrojtjes ka ndarë këtë vit 10 miln dollarë për emergjencat civile për bashkitë, fond që sipas ministrit të Mbrojtjes jo kudo është përdorur si duhet.