5 milionë euro për mbrojtjen civile/ Peleshi: Zjarret sot nën kontroll, por kanë djegur 3 mijë hektarë pyje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
5 milionë euro për mbrojtjen civile/ Peleshi: Zjarret sot nën kontroll, por kanë djegur 3 mijë hektarë pyje

Edhe pse situata e zjarreve është vendosur nën kontroll, disa vatra ende vijojnë të mbeten problematike.

 

Shefi politik i delegacionit të BE, Alexis Hupin, tha se Brukseli do të ofrojë një program ndihme me vlerë 5 milion euro, për të mbështetur agjencinë kombëtare të mbrojtjes civile.

 

Advertisement

Ky është ai lloj partneriteti në kohë të vështira për të dhënë ndihma. Ne e kemi bërë këtë në të shkuarën por do ta bëjmë dhe në të ardhmen. Kemi filluar një program asistence me agjencinë e mbrojtjes civile që do vijojë. Është një program prej 5 milion eurosh për të mbështetur agjencinë kombëtare të mborjtjes civile në mënyrë që të ketë të gjitha kapacitetet e duhura për ta bërë punën siç duhet.

 

Ministri Peleshi tha se nga zjarret kanë djegur afro 3 mijë hektare pyje. Sipas tij, ndryshe nga vitet e tjera, do të rritet ndëshkueshmëria për autorët e zjarreve, pasi policia ka prova ndaj tyre.

 

Advertisement

Dy helikopterët e sjellë në Shqipëri në ndihmë të Ministrisë së Mbrojtjes nga qeveria e Holandës do të jenë në dispozicion të autoriteteve shqiptare për shuarjen e zjarreve deri me datën 28 gusht.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy