Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident ditën e sotme në rrugën Ioniane në zonën Agrinio.
Sipas mediave greke nga aksidenti ka humbur jetën Ana Prifka, ndërsa në spital, jashtë rrezikut për jetën janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti që ishte dhe shofer, Vasil Prifka.
Nga informacionet e para, aksidenti trafiku ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin dhe është përmbysur nga rruga. Shkaku i saktë i aksidentit po hetohet nga policia.
Në vendin e aksidentit u gjendën menjëherë 8 zjarrfikës dhe 4 ambulanca. /vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";