Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 37-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
37-vjeçari Erlin Mema akuzohet nga drejtësia italiane si i përfshirë në një grup kriminal, i cili vidhte banesa të personave të ndryshëm në këtë shtet.
“Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. M., 37 vjeç.
Gjykata e Breshias i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim vjedhje banesash”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftim.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë./vizionplus.tv