Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britani. I riu shqiptar është identifikuar si Marin Hysa.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Hysa është arrestuar në një “shtëpi bari”. Ai kishte shkuar në Angli ilegalisht, duke kaluar kufirin me kamion.

Siç shkruajnë mediat e huaja, plantacioni i kanabisit u zbuluar kur policia kontrolloi një pronë në Haybridge Avenue, në Hadley, operacion që mesa duket është zhvilluar më 18 korrik.

Shqiptari  u arrestua brenda shtëpisë së barit, pasi policia zbuloi një rrjet që ishte shtrirë për përshtatjen e ambientit në mënyrë që të përdorej më pas për të mbjellë bimët narkotike, siç ishte pajisja me drita speciale dhe pajisje hidroponike. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";