Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në “shtëpi bari” në Angli/ Avokati: Vjen nga një vend i varfër, rrethanat e çuan në këtë punë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në “shtëpi bari” në Angli/ Avokati: Vjen nga një vend i varfër, rrethanat e çuan në këtë punë

Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar në një “shtëpi bari” në Angli.

 

Sipas autoriteteve angleze, në pragna ka rënë Hygert Geca, i cili u kap duke u kujdesur për fabrikën e kanabisit në një shtëpi në rrugën Brighton në Ëakefield.

 

Advertisement

Policia kishte shkuar në pronë, por Geca ka goditur një nga policët në tentativë për t’i  shpëtuar prangave, por që u arrestua vetëm pak momente më pas.

 

Avokati i tij tha në gjykatë: “Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe rrethanat e tij ishin shumë të këqija”.

 

Advertisement

Ai tha se 24-vjeçari mori hua mijëra dollarë nga familja e tij për të paguar bandën që e solli në mënyrë të paligjshme përtej Kanalit Anglez dhe se më pas ishte i detyruar të punonte që të shlyente borxhin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy