Policia e Shkodrës, ka arrestuar shtetasin Elis Lekndrejaj, 27 vjeç, pasi ishte në kërkim për një plagosje.

Në mars të këtij viti, ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri drejt Mikel Fushës, duke e lënë këtë të fundit të plagosur. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin DVP Shkodër bënë ndalimin e shtetasit Elis Lekndrejaj, 27 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi dyshohet si autori i ngjarjes së datës 21.03.2021, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Mikel Fusha.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";