Vrasje në Durrës, del emri i viktimës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasje në Durrës, del emri i viktimës

Vritet me armë zjarri një 40 vjecar ne Durres.

Ngjarja e rëndë, raporton Vizion Plus, është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen numer 16.

Viktima u identifikua si shtetasi Edmond Koci.

Megjithate ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ketij krimi.

Advertisement

 

Njoftimi i policise:

 

Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Edmond  Koci, rreth 40 vjeç.

Advertisement

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy