Zef Tusha, muzikanti i talentuar mirditor është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë dhënë miqtë e tij përmes rrjeteve sociale.

Tusha do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme më 18 Janar. Varrimi do të bëhet në orën 14:00, në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Tusha për mbi 30 vite ishte një ndër emrat më të spikatur si kompozitor, dirigjent, udhëheqës artistik i grupeve dhe festivaleve në Mirditë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";