Ende asnjë gjurmë nga 3-vjeçari i zhdukur para pesë ditësh në Durrës. Ile Gjuni, 23 vjeç denoncoi se djali i saj i mitur ishte marrë nga gjyshërit të cilët nuk ia kthyen më. Bashkëshorti i Ile Gjunit ka ndërruar jetë një vit më parë si pasojë e një aksidentit rrugor dhe në këto kushte e reja ishte larguar në shtëpinë e prindërve të saj. Por gjyshërit e të miturit (prindërit nga i ati) e merrnin çdo javë nipin e tyre për ta takuar.

Policia e Durrësit bën me dije se pavarësisht kërkimeve nuk ka arritur të gjejë të miturin.

Janë ushtruar kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri.

Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve R. Gj., 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe A. S., 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit B. Gj., 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe F. S., 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.

Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për individualizimin e përgjegjësisë penale të këtyre 4 shtetasve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjsisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast./vizionplus.tv