Zyrtarisht, Lulzim Basha është fitues i zgjedhjeve në Partinë Demokratike. Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana bëri një dalje për mediat, për të renditur votat e marra nga secili kandidat.

 

Siç del nga numërimi, Basha është kandidati më i votuar, duke u rikonfirmuar kështu në krye të PD-së dhe duke marrë mandatin e tretë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Komisioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin, në prani të komisionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuara në procesverbale. Bazuar në të dhënat zyrtare të procesverbaleve të futura në përllogaritje, rezulton se nga anëtarët e PD kanë votuar 41.097 anëtarë, 413 vota të pavlefshme, 40.684 vota të vlefshme, të ndara sipas kandidatëve në garë: Për zotin Fatbardh Kadilli kanë votuar 781 anëtarë; për zonjën Edit Harxhi kanë votuar 983 anëtarë; për zotin Agron Shehaj 6.038 anëtarë; për zotin Lulzim Basha kanë votuar 32.882 anëtarë. Bazuar në këto të dhëna Komisioni zgjedhor i PD shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD zotin Lulzim Basha.”

 

Siç bie në sy, Basha ndiqet nga Agron Shehaj, për numrin e votave të mbledhura gjatë garës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";