Katër persona janë arrestuar në tre pika kufitare të vendit për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, në Morinë u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Jeton Dervishaj, 38 vjeç. Gjykata në Hungari e ka dënuar atë, me 2 vjet burgim, për kalim të kundërligjshëm emigrantësh, ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti, për të njëjtën veprimtari kriminale. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

Në Rinas u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë A. M., 26 vjeç dhe L. C., 23 vjeç, pasi kanë paraqitur 2 pasaporta që dyshohet se janë të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan këto 2 dokumente.

Po në Rinas u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Hasan Gatali (Qazimi), 40 vjeç, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa në Port Durrës, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar Rr. I., 54 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, rreth 17 000 euro që ky shtetas synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të juridiksionit të përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.