Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, Ringjalljen e Krishtit.

Të shtunën, besimtarët i drejtohen kishave për të bekuar ushqimet. Tradita ka vijuar në qytetin e Lezhës. Bekimi i ushqimeve është një traditë e besimtarëve katolikë në prag të festës së Pashkëve, raporton gazetari i Vizion Plus  Altin Mema.

Ushqimi i Pashkës është i thjesht, bukë, djathë, hudhra e qep te njoma. Tradita e bekimit të ushqimeve është për mbarësi në jetën.

Traditë e lashtë sa vetë Bibla. Pashka është festa më e rëndësishme për të krishterët, ringjallja e Krishtit, një simbolikë me ringjalljen dhe nisjen e diçkaje të re. Kjo është simbolika e bekimit të ushqimeve, si një bekim që vjen nga prodhimi i të mirave materiale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bekimi i ushqimeve është një traditë e hershme ndër Katolikët pasi kërkohet bekimi i gjithë familjes, përmes ushqimit. Pashkët, kremtohen tek besimtarët  katolikë si ringjallja e Krishtit, ku përgatitja nis me 7 javëshin e Krezhmeve ose agjërimit./vizionplus.tv/