Festohet Pashka Katolike, besimtarët ndjekin meshën e shenjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festohet Pashka Katolike, besimtarët ndjekin meshën e shenjtë

Besimtaret katolike dhe ungjillore ne Shqiperi sikurse ne mbare boten festojne Pashken, nje prej festave me te rendesishme.

Edhe besimtarët katolikë në qarkun e Beratit, në vigjilje të festës së madhe të Pashkëve, i janë drejtuar Kishës Katolike “Zoja e mirë” në Kuçovë,për të kremtuar meshën e pashkëve.

Mesha e Pashkëve,më e rëndësishmja në kalendarin e krishterë për vetë simbolikën e ringjalljes së Krishtit, është mbajtur nga Prifti Giuseppe Tossi,i cili ka drejtuar lutjen e traditës sipas liturgjisë,me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.

 

Advertisement

Mesha e shenjtë u ndoq nga dhjetëra besimtarë katolikë,të cilët ishin mbledhur brenda ambienteve të Kishës,duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë për paqe dhe një jetë sa më të mirë.

Mesnata solli për besimtarët katolikë lajmin e gëzuar se “Krishti u ringjall”, e bashkë me të edhe shpresa për botën.Flaka e shenjtë e mesnatës ju përçua besimtarëve katolikë,që në të ndezën qirinjtë e shpresës dhe sipas traditës flakën e qirinjve ndezur ata e marrim me vete në shtëpi,me shpresën se e mira dhe begatia do të mbizotërojë në familjet e tyre.

Në përfundim të Meshës së Shenjtë,besimtarët katolikë beratas uruan njëri-tjetrin për më shumë paqe,begati dhe dashuri në familjet e tyre.

Në qarkun e Beratit ka rreth 300 familje katolike që jetojnë në qytetet Berat e Kuçovë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy