Një çift lejlekësh,  prej 5 vitesh janë kthyer në banorë të përhershëm të qytetit të Fierit.

Foleja e tyre ndodhet në kulmin e një shtylle të tensionit të lartë  në afërsi të vëndit të quajtur  “Vija e ngjalës” .

Banorët pohojnë se çifti i lejlekëve fillimisht, 20 vite më parë, ishin vizitorë  sezonalë,  ndërsa  vitet e fundit qëndrojnë në zonë përgjatë gjithë vitit.

Ata pohuan gjithashtu se çifti i lejlekëve përveçse  janë banorë të përhershëm, çdo vit  rashëgojnë 2 apo 3 lejlekë të vegjël, të cilët shtegtojnë, ndërsa çifti i lejlekëve qëndron në fole.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngrihen në fluturim, kërkojnë ëushqim e kthehen sërish në fole tregojnë banorët teksa nuk fshehin kënaqësinë që  foleja ndodhet pranë banesave të tyre.

Shtyllat elektrike shërbejnë prej vitesh si vende folezimi për lejlekët duke u kthyer në “ shpëtimtarë” të tyre, por edhe rrezik real nga ana tjetër pasi në momente të caktuara shpendët mund të hasin me rrymën elektrike./vizionplus.tv