Çudia/ Foleja e dallëndysheve la pa drita mijëra banorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çudia/ Foleja e dallëndysheve la pa drita mijëra banorë

Lagjia më e madhe periferike e qytetit te Beratit, lagjia “Uznovë” mbeti per disa ore pa energji elektrike mbremjen e te enjtes.Shkak për ndërprejen e energjisë elektrike është bërë një defekt në kabinën elektrike të kësaj lagjeje. Kanë qënë disa fole dallandyshesh që kanë shkaktuar masë në telat e tensionit të lartë brenda në kabinë.Tymi i shkaktuar nga masa elektrike është pikasur nga banorët e zonës,që kanë dalë jashtë banesave për shkak të ndërprerjes së energjisë.Pas njoftimit të banorëve,në zonë kanë shkuar ekipet e Repartit Zjarrëfikës,që kanë lokalizuar tymin e flakët,duke mundësuar edhe lokalizimin e menjëhershëm të tyre.Pas lokalizimit të flakëve,elektriçistët punuan për riparimin e kabujve të djegur dhe kthimin e energjisë elektrike në këtë lagje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy