Ky është 29-vjeçari, Armand Peshku, i cili humbi jetën ditën e sotme pas një aksidenti në minierën e Martaneshit.
Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona në lidhje me vdekjen e 29-vjeçar dhe plagosjen e 40-vjeçarit Hajdar Bala.
Burime bëjnë se dy minatorët me detyrë vagonist kanë qenë në frontin e punës në momentin që një masiv i madh gurësh është shembur dhe i ka zënë poshtë.
Për pasojë 29-vjeçari Armand Peshku ka humbur jetën në vend ndërsa 40-vjeçari Hajdar Bala është transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ndërkohë, policia pritet të japë detaje në lidhje me personat përgjegjës të cilët janë shoqëruar në ambjentet e policisë së Bulqizës./vizionplus.tv