EMRAT/ Tragjedia në minierën e Martaneshit, aksidentohen gjatë punës dy minatorë, njëri vdes, tjetri plagoset

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Tragjedia në minierën e Martaneshit, aksidentohen gjatë punës dy minatorë, njëri vdes, tjetri plagoset

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Martanesh, ku një minator ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Gazetari Dritan Kurti mëson se viktima është identifikuar me emrin Armand Peshku, ndërsa i plagosuri është Hajdar Bala.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një nga minierat e Martaneshit në Thekën, rreth orës 12.50.

Blutë e Bulqizës bëjnë me dije se dy minatorët janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, me detyrë vagonist në minierë.

Advertisement

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Policia e Bulqizës njofton se grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi policisë

Bulqizë /informacion paraprak

Advertisement

Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën,

Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./vizionplus.tv/ 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy