Disa aktivistë të PSD-së në Kosovë janë arrestuar pas një proteste para Stacionit të Policisë në Prishtinë. Aktivistët e PSD-së kanë shkruar në muret e stacionit policor “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Pas ndërhyrjes së policisë, ka patur një përplasje mes efektivëve e përfaqësuesve të PSD-së. Mes të ndaluarve është edhe kreu i saj, Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.

Protesta e organizuar nga PSD-ja kishte si synimin vendimin e qeverisë Hoti për të të dënuar qytetarët për mosrespektimin e masave anti-covid, ndërsa partive u lejohen tubimet elektorale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";