Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, jashtë studiove televizive të stacionit E në Greqi.

Sipas gazetës “Protothema”, gazetarit George Sfakianakis i është vendosur një mjet shpërthyes në makinën e tij, që ishte parkuar para godinës. Në momentin e shpërthimit, gazetari ishte duke punuar për emisionin e Menios Fourthiotis, “Prova të drejta”.

Zhurma nga shpërthimi ishte shurdhuese, megjithatë nuk u raportuan të lënduar.

Giorgos Sfakianakis, duke folur për protothema.gr, deklaroi se ky incident ndoshta nuk shënjestronte atë por prezantuesin e emisionit, Menios Fourthiotis.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për momentin, gazetari po jep një deklaratë për policinë lidhur me ngjarjen. Studiot estacionit televiziv “E” janë bashkë-vendosur në të njëjtën ndërtesë me studiot dhe zyrat e prodhimit të programeve argëtuese të SKAI.