Gara për bashkinë e Pogradecit do të zhvillohet mes tre kandidatëve, PS, PD zyrtare dhe koalicionit Bashkë Fitojmë.

 

Zini Tollozhina, kandidati i Bashkë Fitojmë, në një intervistë për Vizion Plus ka thënë se e ka ndjerë si detyrim që të garojë për të marrë drejtimin e puhstetit vendor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka akuzuar rivalin e tij socialist, duke thënë se qyteti është lënë në harresë, ndërsa bashkia sot ka 3 miliardë lekë borxh.

 

Tollozhina u zotua, se nëse arrin të fitojë, ai do të ulë taksat vendore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë e ndjeja si detyrim të kandidoja. Pogradeci është lënë në harresë. Bashkia ka 3 mld lekë borxh dhe nuk ofron asnjë shërbim.

 

Në bashkinë e Pogradecit nëse do flasim në krahasim me mandatin e parë kur e kishte PD pushtetit ishin të punësuar 700 veta tani janë bërë mbi 1200, që do të thotë që janë shpërdoruar taksat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkia e mëparshme ka pasur investime në pjesët kryesore të qytetit, ka rindërtuar edhe infrastrukturën dhe taksim më të ulët.

 

Kjo bashki, investimin më të suksesshëm që quajnë këta është parku i trëndafilave që është bërë me fondet e qeverisë.  Ne mendojmë të menaxhojmë më mirë taksat, të ulim në limite përbizneset dhe qytetarët. Kjo administratë, është gjobvënëse. Do kemi menaxhim më të mirë të kasave dhe do kemi administratë me profesionistë”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur se si do të balacojë situatën nëse do të ul taksat dhe rrisë investimet, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, tha se një gjë e tillë është e arritshme, në rast se mirëmenaxhohet numri i stafit të punonjësve dhe nuk ka korrupsion.