Opozita do të “rrëmbejë” bashkinë e socialistëve/ Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Vlorë: Përballja interesante, do e fitoj!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opozita do të “rrëmbejë” bashkinë e socialistëve/ Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Vlorë: Përballja interesante, do e fitoj!

Në 14 maj, qytetarët e Vlorës do të zgjedhin në garën për kryetarë bashkie, midis një ish-diplomati si Ermal Dredha, kandidat i PS dhe Hysni Sharrës nga radhët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, që prezantohet si një kontabilist.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Sharra është shprehur i bindur për fitoren e opozitës në 14 maj, teksa ka akuzuar PS se në 26 vite që ka drejtuar pushtetin vendor ka bilance negative.

 

Advertisement

“Ne jemi dy kandidatë që garojmë në Vlorë. Nuk e kemi kryetarin aktual. PS në 26 vite vjen me bilancin më negativ të mundshëm, me disa punë të bëra përgjysëm dhe disa shumë keq. Unë jam i sigurt që do e fitoj këtë garë. Përballja do jetë interesante. Opozita i ka të gjitha letrat në rregull ta fitojë këtë garë”.

 

Sharra shtoi se në Vlorë, realiteti është ndryshe nga sa duket, ku ka probleme në gjërat më jetike.

 

Advertisement

“Vlora nuk është vetëm Lungomare. Në Vlorë ka shumë realitete që janë të botës së tretë, duke nisur nga më jetiket që është uji, kanalizimet dhe pastrimet. Kur themi për investimet e bëra keq them për ujrat e zeza që derdhen në det, dhe jo të flasim vetëm për rritjen e ccmimit të apartamenteve apo dyqaneve. Ne kemi projektet e gatshme për të përmirësuar situatën për një turizëm të qëndrueshëm”.

 

Hysni Sharra tha se puna e parë që do bëj pasi të marrë detyrën, nëse arrin të fitojë në 14 maj, do të jetë rikthimi i sheshit të flamurit në identitet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy