Gjin Gjoni është shpallur kryetar i Rithemelimit në degën e PD-së në Lezhë. Gjoni, i cili ka arritur të marrë 604 vota ishte në garë me Albert Rrustin, i cili mori 312 vota dhe Paulin Markun, që arriti të sigurojë 131 vota.
Kjo nuk është tentativa e parë e ish-gjyqtarit per t’u bërë pjesë e politikës si pjese e PD.
Në vitin 2020 Gjin Gjoni u paraqit si kandidat në procesin e primareve të PD për t’u bërë deputet.
Por asokohe Lulzim Basha e skualifikoi duke sqaruar se asnjë gjyqtar apo prokuror që ka dhënë dorëheqjen nga vetingu apo është rrëzuar gjatë procesit të verifikimit nuk mund te jete deputet i Partisë Demokratike.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Gjin Gjoni mbante postin e gjyqtarit të Apelit në Tiranë kur dha dorëheqjen duke iu shmangur vetingut./vizionplus.tv