Vizion Plus u ndal në shkollën 9 vjeçare “Ahmet Gashi” dhe “28 nëntori” në Laprakë, ku evidentohet se komunikimi i fëmijëve lë për të dëshiruar.

 

“Kur flasim me shokët, flasim edhe ndonjë fjalë të papërshtatshme. Unë i them shokëve të mi të mos i flasin se nuk është etike për sjelljen. I përmendin shokët me njëri tjetrin, jo se i përdorin për mua.
Ndonjëherë ka raste të tilla, fjalë të pista. Thjesht i them mos përdor më fjalë të pista nëse dëshiron të jesh shoku apo shoqja ime mos përdor më llafe të pista. “

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prindërit thone se vazhdimisht i japin këshilla fëmijëve të tyre që të përdorin fjalë sa më të përshtatshme

 

“Tani është mosha. Sidomos djalin që e kam në parashkollor, janë edhe këto ambientet sociale që ndikohen. Komunikimi, dmth është mosha që i përthithin çdo gjë. Këto fjalët e rrugës, sharjet në përditshmëri.
Mund të ketë fjalë, por unë shoh që djali smi ka marrë se e kam në klasë të nëntë dhe e shoh se po ta kishte marrë nga shokët do ta shprehë edhe në shtëpi.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas ekspertes së komunikimit, Holta Heba gjuha shqipe po dëmtohet. Këtë gjë ajo e lidh edhe me kalimin nga një brez në tjetrin.

 

HOLTA HEBA
EKSPERTE KOMUNIKIMI
“Duket sikur i duket vetja më të rritur. I duket vetja më të rritur, bëhen më të besueshëm, fitojnë një lloj vetëbesimi në momentin që përdorin këto lloj fjalësh, kjo është arsyeja e vetme. Në një farë mënyre e gjymton gjuhën standarte, fjalët jo të mira, të papërshtatshme brenda familjes mendoni se si mund të kuptohen apo keqinterpretohen nga një përplasje brezash.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspertja Heba thekson se është detyrë e të gjithëve që të ruajmë gjuhën shqipe sa më të pastër. Sipas saj, kjo nuk do të thotë që të mos i lejojmë kodet e komunikimit të të rinjve të ndikuara nga teknologjia, por të marrim kontekstet e duhura.