Fëmijët të varur nga teknologjia/ Ekspertët: Kanë krijuar një formë të re komunikimi që dëmton shqipen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fëmijët të varur nga teknologjia/ Ekspertët: Kanë krijuar një formë të re komunikimi që dëmton shqipen

Evoluimi i teknologjisë dhe përdorimi në masë po bën që të gjithë, e në veçanti fëmijët, të rriten në një mjedis virtual, ku informacioni qarkullon në kohë rekord nga një gjuhë në tjetrën.

 

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare “Ahmet Gashi” dhe “28 nëntori” në Tiranë tregojnë se mjetet teknologjike janë pjesë e pandarë e përditshmërisë së tyre, prej nga ku kanë mësuar edhe gjuhë të ndryshme. Ndikimin e madh të epokës dixhitale te fëmijët e pranojnë edhe vetë prindërit.

 

Advertisement

Ekspertja e komunikimit, Holta Heba, tregon për Vizion Plus se po flitet gjysmë shqip e gjysmë anglisht për shkak të ndikimit të fuqishëm të teknologjisë.

Sipas ekspertes, duhet bërë kujdes me përdorimin e fjalëve të shkurtuara duke filluar nga edukimi në shkollë e deri tek ai në familje. Kjo me qëllimin që ky lloj komunikimi të mos bëhet pjesë e përditshmërisë sonë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy