Mimi Kodheli përplaset me Endri Shabanin/ Kodheli: Kam lënë djalin e vogël dhe e kam gjetur burrë. Shabani: Po sakrifikoni fëmijët tuaj për fëmijët tanë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mimi Kodheli përplaset me Endri Shabanin/ Kodheli: Kam lënë djalin e vogël dhe e kam gjetur burrë. Shabani: Po sakrifikoni fëmijët tuaj për fëmijët tanë…

Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Jashtëm të PS ishte e ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, përmes një lidhjeje Skype për të folur për mundësinë e një marrjes së një mandate të tretë nga kryeministri Rama nga zgjedhjet e 25-Prillit.

Gjatë bisedës, Kodheli u përplas me kryetarin e Nismës Thurje, Endri Shabani.

Më poshtë pjesa e shkëputur nga debati:

Mimi Kodheli: T’ju them të drejtën, ashtu siç edhe kryetari Rama i ka hyrë në hak shtëpisë, edhe unë i kam hyrë në hak shtëpisë, sepse kam lënë një djalë të vogël dhe e kam gjetur burrë kur jam kthyer pas 20 vitesh politikë. Dhe sigurisht që sot ai ka nevojë gjithnjë e më pak për mua, sepse nuk është tashmë  një fëmijë.

Advertisement

Endri Shabani: Znj. Kodheli, po sakrifikoni fëmijët tuaj për fëmijët tanë …. Se kështu i bie… Unë mendoj se Shqipëria nuk do të ishte kështu nëse ju të gjithë do kishit sakrifikuar fëmijët tuaj.

Mimi Kodheli: Unë kam sakrifikuar për të ardhmen e fëmijës tim dhe për pasojë edhe fëmijëve të tjerë shqiptarë…

Endri Shabani: Ku jeton fëmija juaj sot?

Mimi Kodheli: Jeton në Shqipëri…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy