Prinderit: Jo vaksinës për fëmijët, hezitojnë edhe ata që kanë të vegjëlit me sëmundje kronike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prinderit: Jo vaksinës për fëmijët, hezitojnë edhe ata që kanë të vegjëlit me sëmundje kronike

Data 1 nëntor duhet të shënonte nisjen e marrjes së dozës së parë anticovid tek moshat 12 deri në 17 vjeç, kryesisht tek fëmijët me probleme me imunitetin. Por kjo nuk ka ndodhur. Prindërit dhe vetë të rinjtë janë skeptikë për të bërë injeksionin duke thënë se nuk do të vaksinohen.

“Jo nuk i vaksinoj fëmijët, 13 dhe 15 vjec janë”, shprehet një prind.

“Kam frikë të vaksinohem”, thotë i mituri.

Mjekët pranojnë se prindërit janë të frikësuar të vaksinojnë fëmijët edhe pse me sëmundje kronike.

Advertisement

SONILA BRATI
MJEKE PEDIATRE

Kanë stepje dhe një farë hezitimi për të bërë vaksinën për shkak të frikës. Kjo është një gjë që i ka shoqëruar së tepërmi njerëzit gjatë kësaj përiudhe që nga gushti. Ka qenë frika e efekteve anësore dhe impakti që do të ketë në të ardhmen. Viher re që ka stepje dhe te ata me sëmundshmeëi kronike pra me diabet, probleme pulmonare, alergji, bronkite etj

Ekspertët po hartojnë ende listat e pacientëve për grupet e rriskuara dhe janë në fazën e njoftimit të prindërve.

Kemi bërë njoftimin dje dhe sot kemi diku 50 deri në 60 banorë për mjek të kësaj moshe 15- 17vjec, pa përfshirë ata të moshave 12 deri në 14.

Advertisement

Në pjesën dërrmuese të qendrave shëndetësore në Tiranë por edhe në rrethe mësohet se nuk ka pasur ende asnjë të vaksinuar të grupmoshës 12-17 vjeç. Ndërsa autoritetet shëndetësore nuk kanë një shifër zyrtare se sa fëmijë kanë shprehur interes për vaksinën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy