Maqedoni, në punë kthehen vetëm prindërit që kanë fëmijët në shkollë, dhe jo ata që kanë fëmijët në çerdhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedoni, në punë kthehen vetëm prindërit që kanë fëmijët në shkollë, dhe jo ata që kanë fëmijët në çerdhe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se në punë do të kthehen prindërit të cilët i kanë fëmijët në shkollë.

Kjo do të thotë se do të kthehen prindërit të cilët fëmijët i kanë në shkollë fillore, por jo edhe prindërit të cilët i kanë fëmijët në çerdhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për prindërit, fëmijët e të cilëve janë të moshës shkollore për shkak se tani shkollat nuk punojnë. Mbetet në fuqi vendimi për prindërit, fëmijët e të cilëve shkojnë në çerdhe që për momentin këto kopshte nuk funksionojnë”, tha Filipçe.

Lexo po ashtu:

Me vendim të Qeverisë, një pjesë e qytetarëve që u liruan nga puna duhet të kthehen në vendet e tyre

Advertisement

Ndryshe, Qeveria e ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive me çka prindërit me fëmijë deri në moshën 10 vjeçare, në këtë periudhë të kthehen në punë./Telegrafi/

Maqedoni, në punë kthehen vetëm prindërit që kanë fëmijët në shkollë, dhe jo ata që kanë fëmijët në çerdhe shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy