Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin që ka marrë për të ridërguar në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën e PD-së, e cila do të gjykohet nga një trupër tjetër gjyqësore.

Vendimi për logon e PD u shqyrtua nga Artur Kalaja si kryesues, Ervin Pupe dhe Darjel Sina si anëtarë.

Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”, njofton GJL.

Një vit më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili që më 25 mars të vitit të shkuar, pranoi regjistrimin e statutit të Foltores, logos dhe vulës së grupimit Berisha, duke legjitimuar Sali Berishën në krye të PD-së./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";