Vendimi i Apelit për vulën e PD-së/ Berisha mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, zbardhet data e ora

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi i Apelit për vulën e PD-së/ Berisha mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, zbardhet data e ora

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës së Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndërmarrë hapat e parë.

 

Mësohet se Berisha ka njoftuar mbledhje me Kryesinë e PD-së dhe me Këshillin Kombëtar.

 

Advertisement

Konkretisht, në orën 12.00 të 4 marsit, PD do të zhvillojë takim me Kryesinë, ndërsa Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 17:00 të 5 marsit.

 

Në këto takime do të flitet për veprimet që do të merren pas vendimit të rishqyrtimit të çështjes së vulës, si dhe për situatën më të fundit politike.

 

Advertisement

Kujtojmë se Gjykata e Apelit ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Faktit çështjen e vulës së PD me një trupë tjetër gjykimi.

 

Me vendimin e sotëm është prishur vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri, duke njohur dhe legjitimuar grupin e Alibeajt si palë në proces.

 

Advertisement

Ky vendim i Gjykatës së Apelit do të thotë se vula i është rikthyer Alibeajt dhe grupimit të tij dhe Lulzim Bashës, të cilët do jenë edhe pala që KQZ do regjistrojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Pritet të shihet nëse kandidatët e Berishës që dolën nga Primaret do të hyjnë si të pavarur apo në nën siglën e Partisë së Lirisë, kjo për faktin se aktualisht situata është e njëjtë me atë të 6 marsit të viti të kaluar kur u mbajtën edhe zgjedhjet e pjesshme vendore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy