Nga Berati, ku mori pjesë në një takim me gratë demokrate të LDG-së lokale, nënkryetarja Grida Duma ka deklaruar për mediat se ka ardhur momenti që brenda kampit blu të thuhen të vërtetat.

 

Duma ka dhënë një koment edhe për protestën e 8 janarit, duke e cilësuar si një ngjarje të shëmtuar, që nuk duhet të ndodhte.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë nuk doja që të ndodhte, por e prisja që të ndodhte. E prisja të ndodhte sepse e di çfarë do të thotë kur kalon logjika. Nuk do të doja kurrë të flisja për një zvarritje personale të lojës së Sali Berishës, që do zvarriste Partinë Demokratike. Unë e di shumë mirë që kur Sali Berisha e merr motorin e nxehur emocional të tijin vepron edhe kështu, dhe e prisja gjithçka ndodhi në 8 Janar. E kam ndëshkuar atë dhunë, kam qenë aty dhe e di që dhuna mendore, psikologjike dhe shpirtërore brenda godinës së PD-së atë ditë ishte shumë herë më e madhe sesa jashtë godinës. Ne ishim brenda godinës, jo për ta mbrojtur atë me trupa, por për të treguar se në ditë të vështira ne nuk e lemë institucionin. E kam thënë shpesh herë që nuk ishte çështje muresh, por çështje institucioni. Kauzën duhet ta mbrosh deri në fund dhe është fitore që nuk kishte gjak atë ditë”, u shpreh Duma.