Grida Duma e përlotur nga gazi: Distancohem nga dhuna e Berishës! Është fatkeqësi të shohësh…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grida Duma e përlotur nga gazi: Distancohem nga dhuna e Berishës! Është fatkeqësi të shohësh…

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dënuar dhunën e përdorur sot në selinë e blu në protestën e thirrur nga Sali Berisha.

 

E revoltuar nga situata e krijuar mes demokratëve dhe me zërin që i dridhej, aju u shpreh se dikur bënin protesta kundër Ramës, ndërsa sot hedhin gaz lotsjellës ndaj njëri-tjetrit.

 

Advertisement

“Kjo është PD sot. Moment i rëndë, jo vetëm për gazin dhunën, zonjat që ishin brenda. Unë nuk besoj te dhuna, te saldimi i portave, te heqja e vidave, por besoj se duhet të ketë një ndërgjegje të madhe me këtë lidership i cili i vjetër, shumë i vjetër….. Në telefon thoja hajdeni futuni normal. Ata që janë zgjedhur nga populli, duhet të gjenin mënyrën të vinin të diskutonin qetësisht. Nuk besohej që dhuna, sharjet, fyerjet të ndodhnin mes demokratëve. Që mund të ndodhte e imagjinoja, por nuk mund të imagjinohet më që Shqipëria të kthehet në këtë situatë. Është një fatkeqësi për ne që kemi bërë protesta kundër Edi Ramës sot të bëjmë protesta me gaz kundër njëri-tjetrit. Kërkohet zgjidhje. Jo për ne që jemi këtu, nuk është cështje godine, saldimesh, është cështje njerëzish që besojnë në kauza reale. Distancohem nga dhuna është pak të thuash, e dënoj dhunën është shumë, duhet ndëshkuar dhuna. Distancohem nga dhuna e Sali Berishës, është e rëndë ta shohësh në shkallët e PD-së të thotë që nuk ka dhunë kur janë të gjithë të traumatizuar”, tha Duma.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy