Grida Duma: Nuk ka asnjë dyshim! Shqiptarët votuan PD-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grida Duma: Nuk ka asnjë dyshim! Shqiptarët votuan PD-në

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për qytetin e Kavajës dhe Rrogozhinës, Grida Duma, theksoi përmes një deklarate se deri më tani janë numëruar njësitë administrative të këtyre zonave dhe ka një rezultat mbresëlënës në favor të PD.

Grida Duma theksoi se entuziazmi do të shtohet ende më shumë, kur të vijojë numërimi për votat e qytetit.

Ndër të tjera, kandidatja për deputete nënvizoi se nuk ka asnjë dyshim që shqiptarët kanë votuar Partinë Demokratike dhe ndryshimin, e presin që nga çasti në çast ky rezultat final të përcaktojë fitoren.

“Shqiptarët kudo kanë votuar Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim, ky është fakt që nuk ç’bëhet më. Në Kavajë dhe Rrogozhinë, kemi nisur dhe jemi në përfundim të numërimit, të atyre që quhen njësitë administrative apo ish-komuna, të cilat kanë një rezultat të cilin gati, gati nuk e prisnim. Ka bastione si Golemi, të cilat Partia Demokratike ka një rritje midis 30 dhe 50% dhe Partia Socialiste ka një rënie të konsiderueshme midis 30 dhe 40%.

Advertisement

E pra, nuk e imagjinonim që do t’i drejtoheshim qytetit, Kavajës apo Rrogozhinës me një rezultat të tillë. Pa asnjë dyshim, shqiptarët kanë votuar Partinë Demokratike dhe ndryshimin dhe presim që nga çasti në çast ky rezultat final të përcaktojë dhe fitoren që në fund të këtij numërimi duhet të jetë në fakt i merituar dhe e duhura për shqiptarët.

Janë momente në të cilat padyshim komisionerët, djem e vajza, strukturat e Partisë Demokratike, numëruesit padyshim, janë 24 orë pa gjumë, por plotësisht të vendosur që të numërojnë deri në votën e fundit pa humbur asgjë nga ajo që shqiptarët kanë votuar për një rezultat fitore deri në fund.
Do të jetë dhe padyshim do të jetë një rezultat i një fitore të jashtëzakonshme që shqiptarët po e presin, që ndryshimi duhet sjellë dhe që padyshim në Kavajë ashtu siç e kam thënë që në momentin e parë sapo të fillojnë numërimi i kutive të qytetit ne do të ndjejmë atë entuziazmin të cilin në fakt çunat e kanë që tani po unë kam bindjen që në orët në vijim ne do të duartrokasim atë që pritet prej nesh, rezultatin e fitores këtu. Ju faleminderit dhe do të dëgjohemi sërish!”, u shpreh Duma.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy