Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg pesë shtetas të arrestuar pak ditë më parë si pjesë e një grupi kriminal vrasesish me pagesë, të akuzuar edhe se kanë sulmuar policinë në 14 janar të këtij viti.

Shtetasit e lënë në masën e sigurisë arrest me burg janë: Ibrahim Difa, Robert Laçi, Erjon Mulaj, Damian Lleshaj dhe Ilirjan Feci.

 

Mesnaten e 14 janarit, disa nga këta persona në tentativë për t’i shpëtuar patrullës se policies në zonën e Qafe-Kasharit kanë qëlluar me armë zjarri ndaj policisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi iu kërkua nga policia të ndalonin, teksa lëviznin me një makinë tip “Benz” ata janë larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në këtë makinë raportohet se ndodheshin Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V.

Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur më një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, ndërsa makina rezultoi që ishte me targa të vjedhur nga një automjet tjetër në Tiranë.

Gjatë aksionit, policia ka zbardhur dy vrasje të mbetura në tentativë, dy vjedhje të automjeteve dhe vjedhje të sendeve personale dhe portofolit të një shtetasi që kthehej nga Gjermania.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";