Përplasje me armë mes policisë dhe një grupi të armatosur në Greqi, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur, mes tyre 6 efektivë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasje me armë mes policisë dhe një grupi të armatosur në Greqi, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur, mes tyre 6 efektivë

Një përplasje me armë ka ndodhur mes një grupi të armatosur dhe policisë në Greqi, në Peramë. Gjatë kësaj përplasje një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Sipas mediave greke, policia i ka bërë më shenjë drejtuesit të një makine, në të cilën ndodheshin edhe të dy persona të tjerë, që të ndalonte për një kontroll.

Por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe është larguar me shpejtësi. Efektivët i janë vënë nga pas në ndjekje, e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë. Në momentin e ndalimit, drejtuesi i makinës ka përplasur një motor të policisë, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë.

Njëri nga tre personat që ndodhej në makinë ka humbur jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur, së bashku me gjashtë policë. Ndërsa personi i tretë që ka qenë në makinë, ka mundur të arratiset dhe është shpallur në kërkim.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy